Policia i gjen 70 mijë funte të fshehura në sandviçë

18 shtator 2023 | 10:23

Një shofer kamioni është burgosur në Britani, pasi policia i sekuestroi 70 mijë funte në sandviçë.

Paratë, të mbështjella me fletë kallaji, u zbuluan në kabinën e automjetit të shoferit në Harëich në Essex, shkruan Skynews.

Policia britanike po kryente kontrolle rutinë kur vunë re kamionin duke ecur në drejtim të gabuar, ndoshta në një përpjekje për të shmangur zbulimin.

Shoferi, 28-vjeçari Marius Raczynski, u arrestua me dyshimin për pastrim parash pasi policia i gjeti çantën në kabinën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës nuk ka arritur të pajisjet me jelekë…