Eriksen: Na duhet pak fat për të dalë nga kjo krizë

18 shtator 2023 | 11:30

Manchester United nuk po kalon momentin e tyre më të mirë, teksa në pesë ndeshjet e para të Premier Ligë kanë arritur të regjistrojnë dy fitore dhe tri humbje.

Mesfushori danez Christian Eriksen lidhur me këtë situatë ku ndodhen “djajtë” ka thënë se duhet pak “fat” për të dalë nga kjo krizë.

“Është një humbje e rëndë, duhet të analizojmë veten. Kemi ndryshuar disa gjëra, por jemi të zhgënjyer. Na mungojnë gjërat e vogla, pak fat. Ne kemi nevojë për këtë për të kapërcyer krizën”, ka thënë Eriksen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është gjetur në Shqipëri 48-vjeçarja greke Irini Papagelou, e cila…