Muriqi për trazirat në Rumani: Politika nuk duhet të përzihet me futbollin

18 shtator 2023 | 11:42

Në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Rumanisë dhe Kosovës nuk munguan incidentet. Ultrasit e pranishëm në “Arena Nationala” të Bukureshtit filluan të thërrisnin në kor: “Serbia, Serbia” e përveç kësaj, shpalosën në tribunën prapa portës një pankartë me ngjyrat e flamurit serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Lidhur më këto trazira ka folur sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Sulmuesi “dardan” ka thënë se politika nuk duhet të përzihet asnjëherë në sport.

“Njerëzit harrojnë se ne të gjithë jemi njerëz dhe një ditë do të vdesim të gjithë. Pse të mos jetojmë të gjithë në paqe? Pse e sjellin politikën në futboll? Futbolli na bashkon, na bën të gjithëve ta shijojmë atë dhe ata shkojnë t’i vendosin ato pankarta, por në fund të ditës njerëzit thonë çfarë të duan, ne nuk mund t’i ndalojmë”, ka thënë Muriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se…