Haxhiu, Kurtit: Jep dorëheqje e shkojmë në zgjedhje, shohim kush po zhduket

18 shtator 2023 | 16:54

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu reagoi pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook tha se kryeministrit nuk i konvenojnë zgjedhjet pasi që marrin fund mashtrimet e kësaj qeverie.

“Albin Kurti ka frikë nga zgjedhjet. Zgjedhjet nuk po i konvenojnë kryemashtruesit Albin Kurti, pasi është i vetëdijshëm se marrin fund gënjeshtrat, manipulimet, korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverisjes së tij”, shkroi ai.

Haxhiu ka shtuar se “kush ka frikë nga zgjedhjet, ka frikë nga sovrani dhe verdikti i tij e këtë e din mirë Albin Kurti, qe gënjeshtrat e tij kanë marr fund”.

“Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëheqje e shkojmë në zgjedhje e shohim kush po zhduket, opozita apo mashtrimet dhe hajnit e tij me Martinin Berishën, Nagipi Krasniqin, Rozeten & Ridin me rezerva shtetërore”, shkroi ai.

“Albini brengoset vetëm për karrigen e tij të cilën po e shfrytëzon me i mbulu korrupsioni dhe nepotizmin në Qeverisjen e tij”, shkroi Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në…