Mundësi shqiptar Abakarov ngrit në podium flamurin shqiptar, në botërorin e zhvilluar në Beograd

18 shtator 2023 | 20:43

Një arritje tjetër e jashtëzakonshme është rrokur nga mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov, gjatë kampionatit botëror të mundjes, i cili po zhvillohet në Beograd të Serbisë, ku ka marrë vendin e tretë, duke fituar kështu medaljen e bronzit.

Ky sukses i radhës vjen ekzaktësisht një vit pasi ai mori medaljen e artë në botërorin e zhvilluar po në Beograd, ku tashmë mundësi me origjinë çeçene, por i cili garon për Shqipërinë, është bërë një emër i përhershëm në rangjet e larta të sportit elitar.

Ai në fakt është kthyer në të parin sportist të këtij niveli, që e çon Shqipërinë në maja të tilla të larta.

Teksa, mundësi po punon edhe për mbledhjen e pikëve të nevojshme për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike 2024, të cilat do të zhvillohen në Paris.

Me një ruajtje të formës dhe nivel të lartë të mundjes, ai mund të arrijë edhe t’i japë vendit të shqiponjave të parën medalje olimpike në histori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje janë bërë 25 vite prej kur është zhdukur njëri…