Krasniqi e LDK-së në Madrid: Spanja ta njoh Kosovën, BE të heq sanksionet ndaj Kosovës

18 shtator 2023 | 20:47
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka marrë pjesë në takimin e Kryetarëve në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në parlamentin e Spanjës në Madrid.

Në fjalën e saj, Krasniqi ka kërkuar që Spanja ta njoh pavarësinë e Kosovës si dhe që Bashkimi Evropian t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Pavarësisht pozicionit politik, përpjekjet dhe interesimi për ta bërë më të mirë për vendin do të jenë të pareshtura. Po ashtu gjatë zhvillimit të punimeve të COSAC-ut takova edhe përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një arritje tjetër e jashtëzakonshme është rrokur nga mundësi shqiptar…