Mehmetaj zhvesh “gënjeshtrën” e Bislimit në konferencë për fjalët që sulmoi mediat si “të paguara nga Serbia”

18 shtator 2023 | 22:00

Nacionalja sot raportoi për gënjeshtrën e pastër të Zëvendës Kryeministrit Besnik Bislimi, ku akuzoi mediat si “të financuara nga Serbia” për shkak se, siç pretendoi ai, ia kanë kthyer fjalën “koncesion” në “lëshim” në një intervistë për “Danas”-in serb, ku ai thotë se Kosova hoqi dorë nga kërkesa për njohje formale juridike nga Serbia në Marrëveshjen Bazike dhe se “kjo është një lëshim i madh i Kosovës”.

Nacionalja ia gjeti se si fshehurazi, gjatë konferencës për media, Bislimi u fut në Facebook-un e tij dhe e bëri “edit post”, përkatësisht e redaktoi, fjalën “lëshim” dhe e ktheu në “koncesion”, për çka akuzoi mediat se ia kanë shtrembëruar, dhe se arsyeja e shtrembërimit është sepse “financohen nga Serbia”.

Edhe gazetari Lirim Mehmetaj e ka trajtuar saktësisht të njëjtën gjë në një emision në Frontal të T7, ku dekonukstron në plotni mashtrimin e Bislimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti Shkëlzen Gashi tha se Asociacioni nuk duhet pranuar në…