Dhuna ndaj 3-vjeçarit, Nagavci: Thellësisht e shqetësuar, Inspektorati ndodhet në institucionin parashkollor

19 shtator 2023 | 10:38

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar në lidhje me videon e publikuar të dhunës fizike ndaj një fëmije të moshës tre vjeçare në një institucion parashkollor.

Sipas Nagavci, dhunë është e papranueshme.

“Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar”, ka shkruar  ajo në “Facebook”.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor.

Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.

Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar.

Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme.

MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kritikave të djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,…