Dhuna ndaj fëmijës në një çerdhe në Fushë Kosovë, reagon ministrja Haxhiu

19 shtator 2023 | 11:40

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve teksa ushtrohet dhunë ndaj një fëmije 3-vjeçar në çerdhen e Fushë Kosovës.

Haxhiu ka thënë se organet e drejtësisë janë duke e trajtuar rastin.

“Dhuna psiqike dhe fizike ndaj fëmijës 3-vjeçar në njërin nga kopshtet publike të Komunës së Fushë Kosovës, është e dënueshme dhe nuk do të tolerohet. Përderisa tashmë organet e drejtësisë janë duke trajtuar rastin, Komuna e Fushë Kosovës përmes Qendrës për Punë Sociale, duhet të ofrojë çdo shërbim të saj në ndihmë të fëmijës dhe familjes. Që rastet e tilla të mos përsëriten, komunat duhet të vetëdijesohen për rëndësinë që kanë shërbimet në përgjithësi, dhe shërbimet sociale në veçanti, gjegjësisht qendrat për punë sociale. QPS-të bashkë me shkollat dhe kopshtet, dhe jo vetëm, janë institucionet të cilat mund të parandalojnë rastet e tilla. Ministria e Drejtësisë, në përputhje me kompetencat – përmes Departamentit të Politikave të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, do të ofrojë mbështetjen e nevojshme, për interesin më të mirë të fëmijës dhe familjes!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeton Hamiti, shpall të pavlefshme dëftesat e klasës 1 deri…