Avokati i familjes së 3-vjeçarit: Fëmija ka trauma, duhet t’i nënshtrohet trajtimit

19 shtator 2023 | 13:13

Avokati i familjes së 3-vjeçarit që dyshohet se u sulmua fizikisht në çerdhen “Gëzimi ynë”, Nasuf Hasani, pretendon që edukatoret kanë bërë së paku tri vepra penale, teksa ka shtuar se ato janë duke u intervistuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se presin nga prokuroria që të veprojë sipas procedurave.

“Provat qe i kanë grumbulluar nga kopshti, tash duhet t’i dërgojnë në prokurori dhe pastaj prokurori vendos për sa i përket përkufizimit të veprës penale. Ne konsiderojmë se punonjëset i kanë bërë së paku tri vepra penale dhe në bazë të provave, pa asnjë mëdyshje ato kanë kryer vepër penale”, ka thënë ai.

Avokati Hasani ka thënë se 3-vjeçari ka trauma dhe si ai duhet t’i nënshtrohet një trajtimi nga ana e psikologut.

“Ka qenë hera e parë, dhe vlen të theksohet se fëmija ka trauma, sa i përket kopshtit është e pamundur të vendosim që të dërgohet në kopsht. Fëmija tregon se ka qenë edhe i izoluar prej fëmijëve të tjerë, për shkak të hiperaktivitetit që e ka. Konsideroj se sipas punëtorëve socialë, është e detyrueshme që fëmija t’i nënshtrohet një trajtimi nga ana e psikologut, pasi është në gjendje jashtëzakonisht të keqe”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka…