Banja “Nëna Naile” dhe “Rezonanca” nënshkruajnë marrëveshje, studentët e Fiziatrisë do të kryejnë praktikë te “Nëna Naile”

19 shtator 2023 | 16:20

Spitali Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja “Nëna Naile” nënshkruajnë marrëveshje me Alma Mater Europaea Campus Kolegji “Rezonanca”, ku studentet e këtij Kolegji do të kenë mundësi që praktikën e tyre profesionale në lëmin e Fizioterapisë ta ushtrojnë në Banjën “Nëna Naile”.

Rektori i Kolegjit “Rezonanca” u shpreh mjaft i kënaqur me arritjen e kësaj Marrëveshje ku Banja me renome Nëna Naile do t’i mirëpres studentët e Kolegjit “Rezonanca” për kryerjen e praktikës nga Specialist të Fiziatrisë së Banjës dhe stafi shumë profesional shëndetësor i Banjës Nëna Naile.

Pas nënshkrimit të kësaj marrveshje, drejtori e Banjës ‘Nëna Naile’ falënderoj dekanin dhe stafin e Kolegjit “Rezonanca” për besimin që e kanë në Banjën tonë Nëna Naile.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Viktoria Plzenit…