Biografi e shkurtër e Korab Rashitit, kandidat për deputet në parlamentin nacional të Zvicrës

19 shtator 2023 | 16:38

Deputeti i vetëm shqiptar në Kantonin e Bernit në Zvicër, Korab Rashiti, në zgjedhjet e datës 22 tetor 2023 është kandidat i partisë UDC (Unioni Demokratik i Qendrës për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës.

Korab Rashiti ka lindur në Zvicër. Me origjinë është nga fshati Sllatinë e Poshtme e Vitisë.

Pas mbarimit të shkollimit fillor, të mesëm  dhe të lartë ka punuar si asistent i drejtorit të përgjithshëm të hekurudhave në Zvicër dhe pastaj si menaxher i kualitetit dhe sigurisë në punë në të njëjtën ndërmarrje.

Si nxënës i shkollës fillore dhe të mesme është marrë me futboll  dhe ka mbrojtur ngjyrat e ekipit të qytetit Biel/Bienne, ku edhe ka bërë emër në këtë qytet dhe më gjerë.

Me politikë ka filluar të merret para pesë viteve. si anëtar i partisë së UNIONIT DEMOKRATIK TË QENDRËS, (UDC).

Para dy vitesh është zgjedhur Deputet i Kantonit të Bernit.

Në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës që do të mbahen më 22 tetor 2023, është kandidat për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i është përgjigjur Vetëvendosjes për…