Kurti s’iu jep përgjigje gazetarëve, largohet pas takimit me Rashiqin

19 shtator 2023 | 16:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar të martën një marrëveshje me ministrin Nenad Rashiq për t’i ndihmuar financiarisht bizneset nga komunitetet.

Brenda sallës ku Kurti dhe Rashiqi kanë mbajtur fjalimet e tyre me rastin e marrëveshjes s’ka pasur kohë të rezervuar për pyetjet e gazetarëve. Organizatorja ka thënë se kryeministri Kurti për shkak të agjendës duhet të largohet.

Ndërkohë gazetarët e kanë pritur Kurtin jashtë për t’ua adresuar pyetjet e tyre pas zhvillimeve të fundit dhe përplasjeve me Bashkimin Evropian dhe qëndrimit të SHBA-së.

Por, Kurti ka injoruar pyetjet e tyre duke folur për marrëveshjen që kanë nënshkruar bashkë me Nenad Rashiqi dhe më pas është larguar nga oborri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefkije Berisha nuk ka informacione për rrezikun e mundshëm të…