Limaj: Kurti pati një shanc të jashtëzakonshëm në Bruksel por ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte!

19 shtator 2023 | 21:20

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar në Politiko, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Limaj tha se kryeministri Kurti ka patur një shanc të jashtëzakonshëm në Bruksel për të bërë një rifillim, shanc të cilin sipas Limajt ai e humbi.

“Këtë rritje që kemi tani si shtet e kemi pas me këto miq. Deri ketu Kosova si shtet ka ardhur bashkë me aleatët. Nuk mundemi vete me shku në Këshill të Evropës pa aleatët nga BE-ja dhe Uashingtoni.

“Më së miri është me i than mikut, nuk e pranoj kete nen, sesa me e pranu dhe pastaj me nxjerr kushtëzime”

Ai tha se në Bruksel ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte.

“Kurti ka patur një shanc të jashtëzajkonshëm në Bruksel me ba një rifillim. Ka ndodh ajo që nuk do të duhej me ndodh.

“Unë besoj se e njoh mirë interpretimin e ligjit . Në marrëveshje të tilla ndërmjetësuesi ‘kënaq’ të dy palët. Unë mendoj se me vete faktin që nuk ka njohje reciproke me Asociacion brenda, i bie që pas një Albini sërish do të hyjmë në një fazë tjetër me negociata brenda” tha Limaj raporton Gazeta Blic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një një 83-vjeçar goditi disa herë me thikë gruan e…