Mushkolaj e quan ‘Lenor’ Konjufcën: Është zbutës i qëndrimeve të Kurtit
20 shtator 2023| 10:52
Imer Mushkolaj, analist, ka komentuar përplasjen e fundit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në emisionin “Debat Plus” të “RTV Dukagjinit”, ku po diskutohej për përplasjen e kryeministrit Albin Kurti me Miroslav Lajçakun, Mushkolaj e ka komentuar edhe figurën e Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Mushkolaj e ka quajtur Konjufcën “zbutës të qëndrimeve të Kurtit.
“Del një far zbutësi i qëndrimeve të Qeverisë, zbutës se nuk po du me përdorë kësi, ‘Lenor’ i qeverisë, jo i qeverisë, por i qëndrimeve të Albin Kurtit”, ka thënë Mushkolaj në “Debat Plus” të “RTV Dukagjinit”.