Rrëzohet aeroplani luftarak rus, katapultohen pilotët e Su-34

20 shtator 2023 | 12:26

Aeroplani luftarak rus Su-34 është rrëzuar në rajonin rus Voronezh në juglindje të Moskës, ku ekuipazhi është katapultuar dhe evakuuar është bërë e ditur nga ministria e Mbrojtjes.

“Rreth orës 10:00, gjatë një fluturimi trajnuar të planifikuar më parë, është rrëzuar aeroplanit Su-34. Ekuipazhi i aeroplanit që përbëhej nga dy persona, janë katapultuar dhe evakuuar në aeroport. Nuk ka rrezik për shëndetin e tyre”, thuhet në kumtesën e ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Aeroplani u rrëzuar larg zonës së banuar dhe nuk është se ka shkaktuar ndonjë dëm material. Gjithashtu është bërë e ditur se aeroplani nuk kishte municion e raketa.

Deri më tani thuhet se arsyeja e rrëzimit është një defekt teknik, megjithatë autoritetet kompetente kanë filluar hetimet.

Voronezhi gjendet në afërsi të kufirit me rajonin e pushtuar ukrainas Luhansk.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka asgjësuar sot disa armë ilegale të…