Hummels: Ne dhe gjyqtari nuk ishim në nivel

20 shtator 2023 | 12:32

Borussia Dortmundi pësoi humbje në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/2024 nga PSG-ja (2-0).

Pas kësaj humbje ka reaguar mbrojtësi gjerman Mats Hummels, i cili e pranoi se Dortmundi nuk luajti mirë, por edhe gjyqtari është paraqitur në nivel të dobët.

“Performancë e keqe nga ne me një fitore të merituar për PSG-në. Megjithatë gjyqtari nuk ishte në nivel. Shumë vendime të këqija si penalltia. Kështu që ata dhe ne duhet të përmirësohemi për ndeshjen e dytë”, ka thënë Hummels.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroplani luftarak rus Su-34 është rrëzuar në rajonin rus Voronezh…