Keqtrajtimi i 3-vjeçarit, dy punëtorëve u caktohet masa e paraburgimit

20 shtator 2023 | 14:29

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve për rastin e kopshtit “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, të cilat dyshohet se ushtruan dhunë ndaj 3-vjeçarit.

Në lidhje me ngjarjen, Inspektorati i Arsimit këtë të mërkure ka nxjerr vendim për suspendimin e tri punëtorëve të “Gëzimi Ynë”, ku në mesin e tyre dy janë edukatore dhe një kuzhiniere.

Po ashtu, Inspektorati i Arsimit ka obliguar drejtorinë komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që të merr masa disiplinore ndaj drejtoreshës së institucionet parashkollor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, si pjesë e iniciativës së financuar nga Bashkimi Evropian,…