Arrestohen tre serbë të dyshuar se kanë kryer krime lufte në Kosovë

20 shtator 2023 | 16:24

Prokurorisë Speciale Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë arrestuar tre persona të nacionalitetit serbë, të dyshuar për krime luftë kundër popullatës civile në Kosovë.

“Prokuroria Speciale njofton se tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në komunikatë.

Me Aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tre të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA e ka marrë vendimin për incidentet që ndodhën në…