![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/DSC_1314.jpg)
Presidenti kroat nga OKB bën thirrje për njohjen e Kosovës
20 shtator 2023
| 22:21
Kroacia bëri thirrje për njohjen universale të shtetit demokratik të Kosovës si anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare para Kombeve të Bashkuara.
Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç sot bëri thirrje nga sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, që të njihet Kosova, raporton RTKlive.
Ai shprehu shqetësimin për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe bëri thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve, por edhe për njohjen universale të Kosovës si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare.