“Përmend luftën në ish-Jugosllavi”, Lavrov: BE përshpejtoi zgjerimin për Ukrainën, jo për Ballkanin

20 shtator 2023 | 22:31

Debat i nxehtë është zhvilluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së. Zelensky prezantoi formulën e tij të paqes dhe kërkoi përjashtimin e Rusisë nga mundësia e vetos.

“Rivendosja e plotë e kontrollit efektiv të Ukrainës mbi të gjithë kufirin shtetëror dhe zonën ekskluzive ekonomike, duke përfshirë Detin e Zi dhe Azov, si dhe në ngushticën e Kerçit. Në fakt, vetëm zbatimi i këtyre dy pikave do të rezultojë në një ndërprerje të ndershme, të besueshme dhe të plotë të armiqësive. Zonja dhe zotërinj, reforma në këto institucione ndërkombëtare u bë pas tragjedive, pas luftërave të mëdha. Ne nuk duhet të presim që të përfundojë agresioni. Ne duhet të veprojmë tani. Në rastet e mizorive masive kundër të drejtave të njeriut, fuqia e vetos duhet të pezullohet vullnetarisht. Por mund të vërejmë gjithashtu se Rusia nuk do të heqë dorë vullnetarisht nga ky privilegj i vjedhur. Prandaj, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duhet t’i jepet një fuqi reale për të kapërcyer veton. Ky do të jetë hapi i parë i nevojshëm. Është e pamundur të ndalet lufta, sepse të gjitha përpjekjet janë vënë në veton nga agresori”, tha Zelensky.

Sekretari i shtetit, Antony Blinken akuzoi Putini se me luftën e nisur shkatërroi parimet e OKB-së.

“Kjo është një luftë që Putin kërkon të kthejë Rusinë e Madhe. Prej një viti e gjysmë, ka shkatërruar parimet e kombeve të bashkuar të drejtën njerëzore dhe ka vënë veto në më shumë se një rezolutë e Kombeve të Bashkuara. Vetë pushtimi i Rusisë shkel shtyllën e sovranitetin e një vendi”, tha Blinken.

Kurse Lavrov përmendi atë që e quajti dështim të perëndimit për të vendosur demokracinë me dhunë në Afganistan dhe Jugosllavi, ndërsa tha se BE po përshpejton zgjerimin jo për Ballkanin perëndimor, por për Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav…