Ushtria e Azerbajxhanit shkatërron një bazë ushtarake ruse në rajonin e Karabakut

20 shtator 2023 | 23:09

Azerbajxhani dhe Armenia kanë arritur armëpushimi pas luftimeve disa ditore në rajonin e Nagorno Karabakhut.

Megjithatë, po vazhdojnë të publikohen video në rrjetet sociale të luftimeve të ashpra.

Në fakt, Azerbajxhani ka shkatërruar një bazë ushtarake ruse në rajonin e Karabakut.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi detajet e nënshkrimit të marrëveshjes për përfundimin e konfliktit në Nagorno-Karabakh, dhe shfaqi një video ku shihen forcat e këtij rajoni duke lënë pozicionet e tyre luftarake.

“Formacionet e forcave të armatosura armene dhe forcave ilegale të vendosura në rajonin e Karabakhut duhet të dorëzojnë armët, të largohen nga pozicionet ushtarake dhe të çarmatosen plotësisht. Paralelisht, ata duhet të dorëzojnë të gjitha pajisjet e rënda dhe armët. Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në koordinim me kontingjentin paqeruajtës rus”, theksuan nga ministria azere e Mbrojtjes.

Në dhjetor 2022, aktivistët azerbajxhanas të mbështetur nga qeveria filluan të bllokojnë Korridorin Lachin dhe në prill 2023, Azerbajxhani vendosi një pikë të re kontrolli përgjatë rrugës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napolit ka arritur fitore në ndeshjen ndaj Bragës…