S’votohet rezoluta e AAK-së për punën dyvjeçare të qeverisë

21 shtator 2023 | 11:32

Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër një rezolute të propozuar nga AAK-ja.

Kanë qenë 49 deputetë që kanë votuar kundër, 19 pro dhe 3 kanë abstenuar.

Rezoluta ka qenë e propozuar për punën dyvjeçare të qeverisë, që do të thotë se nuk është hedhur në votim që nga fillimi i vitit.

“Më 21 shkurt kemi kërkuar që të debatohet për prioritetet e qeverisë. Fatkeqësisht asgjë nga rezoluta jonë nuk është arritur. Vazhdojnë problemet si me zhvillim ekonomik, Ligjin e Pagave dhe saga me dialogun”, është shprehur shefi i grupit parlamentar  të AAK-së, Besnik Tahiri, duke kërkuar që s’kishte kuptim që rezoluta të mos hidhej në votim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri, është ndëshkuar me karton të kuq në humbjen…