Ndërron jetë luftëtari i orëve të para të UÇK-së, Daut Rexha

22 shtator 2023 | 11:21

Pas një komplikimi shëndetësor, dhe luftës me jetën për një muaj, sot me datën 22 shtator 2023, ndërroj jetë luftëtari i orëve të para të UÇK-së, Daut Rexha.

Daut Rexha ishte një ndër themeluesit e Brigades 153, guerilja BIA të UÇK-së, dhe veproj në rajonin në Zonë Operative të Llapit.

Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e shtunë në ora 16:00, në varrezat e Prishtinës.

Njoftimi i plotë i familjes:

Të nderuar familjarë e miq,

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se baba jonë, bashkëshorti, familjari, dhe luftëtari i orëve të para të UÇK-së DAUT REXHA, sot ndërroj jetë, në moshën 60 vjeçare.

Varrimi bëhet nesër (e Shtunë) me datën 23.09.2023 në ora 16:00 me Ikendi në varrezat e Dragodanit.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se hedhja e…