Nora Gjakova e artë në Baku

22 shtator 2023 | 16:31

Sporti i xhudos edhe një herë e lartëson emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, pasi dy xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi i kanë rrëmbyer dy medalje në “Grand Slam Baku 2023”.

Xhudistja Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë, pasi në finale e mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani në 57 kilogramë. Xhiron e parë, Gjakova e kishte të lirë, kurse në xhiron e dytë e mposhti garuesen nga Polonia, Arleta Podolak me Ippon. Në xhiron e tretë Nora e gjermanen Seija Ballhaus, derisa në çerekfinale e mposhti me Ippon edhe francezen, Priscilla Gneto.

Garuesja nga Peja në gjysmëfinale e mposhti me Ippon garuesen turke, Hasret Bozkurt. Ky nuk ishte suksesi i vetëm i xhudos kosovare në Azerbajxhan, pasi medaljen e argjendtë e ka fituar xhudistja tjetër olimpike, Distria Krasniqi. Në finale, Distria ishte e pafat, duke u mposhtur në “golden spore” pas tri gabimeve nga japonezja Kisumi Omori.

Në luftën e parë, Krasniqi mposhti me ‘waza-ari’ brazilianen Jessica Pereria, ndërsa në çerekfinale ajo triumfoi ndaj marokenes Soumiya Iraoui. Në gjysmëfinale, pejania mori një fitore të madhe ndaj italianes Odette Giuffrida, kurse në finale pësoi humbje nga Omori. Nesër (e shtunë) garojnë Laura Fazliu, Lorina Kuka dhe Akil Gjakova.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora dhe Taika Waititi janë të martuar prej pak…