Ambasadori francez në Kosovë: Autorët e sulmit duhet të arrestohen e sillen para drejtësisë

24 shtator 2023 | 12:41

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për vrasjen e policit të Kosovës në veri të vendit nga bandat kriminale.

Guerot ka thënë se sulmi i mbrëmshëm ndaj Policisë së Kosovës është i papranueshëm.

“Mendimet e mija janë me familjarët e viktimës. Autorët e këtij sulmi duhet të arrestohen dhe sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Kujtojmë se përveç policit të vrarë, një tjetër ka mbetur i plagosur, ku gjatë mëngjesit të sotëm operacioni pati sukses për t’ia larguar predhat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna me armë po vazhdojnë të dëgjohen në veri…