Policia konfirmon vrasjen e njërit prej sulmuesve në veri

24 shtator 2023 | 14:32

Policia e Kosovës ka konfirmuar se njëri nga sulmuesit në veri është vrarë.

Në një njoftim në medie, policia ka theksuar se situata në veri, e konkretisht në zonën e fshatit Banjska, po vazhdon të jetë e tensionuar.

Sipas policisë, grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, “të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë”.

“Sulmuesit profesional në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një varg i gjatë me forcat e ushtrisë se Serbisë…