‘BBC’-ja dhe ‘Reuters’-i raportojnë për vrasjen e policit në veri: Serbia nuk e ka komentuar incidentin

24 shtator 2023 | 14:36

Mediet botërore kanë raportuar për ngjarjen tragjike në veri të Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic dhe një dy të tjetër janë plagosur me armë e zjarri.

Një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një zonë të Kosovës afër Serbisë, raporton BBC.

Tensionet janë rritur në Kosovë, pas përleshjeve të dhunshme pas zgjedhjeve të diskutueshme lokale në maj, ka raportuar mediumi britanik .

Bisedimet politike të ndërmjetësuara nga BE, të dizajnuara për të stabilizuar situatën, kanë ngecur, raporton “BBC”.

Serbia nuk e ka komentuar incidentin.

Edhe Reuters ka raportuar se nuk ka asnjë reagim për incidentin nga zyrtarët serbë.

“Reuters”-i ka raportuar se bisedimet në mes të Kosovës e Serbisë kanë ngecur javën e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesëtar i grupit kriminal serb, ka mbetur i vrarë…