Lirohet nga spitali polici Alban Rashiti

25 shtator 2023 | 11:16

Zyrtari i Policisë Kufitare të Kosovës, Alban Rashiti, i plagosur të dielën në mëngjes nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Banjskë të Leposaviqit, është liruar sot nga Qendra Klinike Universitare (QKUK).

Rashiti, i cili është operuar dje në Klinikën e Kirurgjisë, është liruar sot nga Klinika Torakale ku po vazhdonte trajtimin mjekësor.

Ai është operuar me sukses të dielën, pasi i është hequr predha nga kraharori.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së dielës, Rashiti u plagos nga të shtënat me armë zjarri, derisa po kryente patrullime në veri bashkë me rreshterin e ndjerë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku u sulmua patrulla policore.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kristjan Asllani ka nisur sezonin e tij të ri me…