Deputeti gjerman për vrasjen e policit në veri: Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë

25 shtator 2023 | 11:28

Deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Miajtoviq ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi dje ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur një zyrtar policor dhe një tjetër u plagos.

Ai përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë.

“Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë. Kushdo që ka grumbulluar armë nëpër manastire prej vitesh mban përgjegjësi nëse vriten njerëz me to. Loja e dyfishtë mes kishës ortodokse dhe shtetit serb duhet të ndalet – në të gjithë rajonin”, ka shkruar Mijatoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj Aston Villës (1-0),…