Unitedi zhgënjehet me Onanan, synon transferimin e Oblakut

25 shtator 2023 | 14:47

Andre Onana po e zhgënjen Manchester Unitedin, me portierin kamerunas që ka pësuar deri tani 10 gola në 6 ndeshje të luajtura në Premier Ligë.

Duket se drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” nuk kanë siguri te 27-vjeçari dhe kanë nisur punën për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij, edhe pse e morën verën e shkuar për plot 60 milionë euro nga Interi. Siç raportojnë mediet britanike, “Djajtë e Kuq” po synojnë transferimin e portierit Jan Oblak.

Slloveni prej vitesh mbron portën e Atletico Madridit, duke u spikatur si një nga gardianët më të mirë në botë.

Për këtë arsye Unitedi ka bërë gati një ofertë prej 50 milionë eurosh në mënyrë që madrilenët ta lënë të lirë Oblak në janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ShBA-ja…