Sulmi në veri, reagon ambasada amerikane në Beograd

25 shtator 2023 | 16:25

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Beograd, ka reaguar pasi një zyrtar policor i Kosovës është vrarë në Banjskë të Zveçanit.

Kjo ambasadë ka shpërndarë postimin e zëdhënësit Matthew Miller, ku është kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

“ShBA-ja dënon fuqishëm sulmet e dhunshme të koordinuara ndaj Policisë së Kosovës që nga 24 shtatori. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin lëvizjet apo retorikën që do të nxiste më tej tensionet dhe të kthehen në dialog me ndërmjetësimin e BE-së”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja është rikthyer nga dëmtimi i gjatë që e…