Djali i axhës së rreshterit Bunjaku: Është dhimbje e madhe për ne, por edhe moment krenarie

25 shtator 2023 | 17:01

Arton Bunjaku, djali i axhës së Afrim Bunjakut, rreshterit të policisë të vrarë në veri, në ceremoninë mortore, ka thënë se për familjen e tij është një dhimbje tejet e madhe humbja e Afrimit, por njëkohësisht edhe krenari.

Ai është shprehur se po pranojnë ngushëllime nga i gjithë populli.

“Është një dhimbje tejet e madhe për ne, por njëkohësisht janë edhe momente krenarie. Por, pranojmë ngushëllime nga i gjithë populli, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, religjioze apo ndonjë përkatësi tjetër. Kjo është dëshmia më e mirë se si ne ia arrijmë të jemi të unifikuar në momentet më të vështira dhe vendimtare për familjen, por edhe për vendin”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me krimin dhe terrorin…