Lista Serbe shpall tri ditë zie për tre sulmuesit serbë të vrarë në veri

26 shtator 2023 | 08:53

Lista Serbe ka shpallur tri ditë zie për vdekjen e tre sulmuesve serbë të cilët u vranë në Banjskë pasi sulmuan Policinë e Kosovës, vranë një polic, plagosë një tjetër dhe lënduan një.

Në një njoftim në Facebook ajo ka shkruar: “Në mjediset serbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”.

“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb nga Kosova. M, u shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, ka thënë LS-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit Kanadez, Anthony Rota,…