Enrique: Emery është një futbollist i kompletuar

26 shtator 2023 | 15:05

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique e ka lavdëruar mesfushorin 17-vjeçar Warren Zaire-Emery. Trajneri spanjoll e ka vlerësuar talentin në fjalë si një lojtar shumë të kompletuar.

“Warren është një futbollist që duket sikur është 37-vjeçar, jo 17-vjeçar. Është një mundësi e shkëlqyer për mua që të kem një lojtar me cilësi të tilla. Ai luajti shumë me Galtierin sezonin e kaluar (31 ndeshje). Kënaqësi ta stërvitësh. E cilësoj si një lojtar shumë të kompletuar, shumë profesionist dhe një shembull. I përulur, punëtor i madh dhe profesionist në maksimum. Shumë inteligjent në fushë dhe që gjithmonë di të luajë me shokët e skuadrës”, ka thënë Enrique.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…