Pacolli vjen me një mbështetje për Kurtin

26 shtator 2023 | 18:13

Kryetari i AKR-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se kryeministrit Albin Kurti i ka shprehur mbështetjen e tij në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri.

“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njejtë! Kosova është mbi të gjitha!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bardhyl Mahmuti Pas agresionit serb kundër shtetit të Kosovës…