Kosova e nis me barazim Ligën e Kombeve

26 shtator 2023 | 20:09

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazimin edicionin e parë të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave.

Dardanet, të martën, në stadiumin “Lokomotiv” në Plovdiv janë përballuar me Bullgarinë, ndeshje e cila është mbyllur baras, 0:0.

Ky ballafaqim i ka takuar Grupit 5 në Ligën C të Ligës së Kombeve, format që për herë të parë ka filluar edhe në konkurrencën e femrave. Të dyja ekipet patën disa mundësi shënimi, por nuk arritën të gjejnë rrugën e golit. Për Bullgarinë kjo ishte ndeshja e dytë, pasi paraprakisht ka shënuar fitore në duel me Maqedoninë e Veriut (1:0).

Ndërkaq, Kosova ndeshjen e dytë e zhvillon më 27 tetor, kur në Shkup, luan ndaj Maqedonisë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një takim me dyer të mbyllura, të zhvilluar javën…