Gazmend Hoxha viziton vendin ku policia e Kosovës u gjuajt nga terroristët serbë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, bashkë me menaxhmentin e lartë të policisë, kanë vizituar vendngjarjen në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku më 24 shtator u gjuajtën policia dhe terroristët serbë.
Gjatë kësaj vizite të Hoxhës, ai u takua me zëvendës komandantin e KFOR-it dhe këshilltarin e EULEX-it për drejtorinë rajonale në Mitrovicë të Veriut, me të cilët folën për situatën e sigurisë.
“Gjatë vizitës në disa lokacione në fshatin Banjskë ata takuan dhe inkurajuan zyrtarët e institucioneve të sigurisë të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm po kryejnë detyrat në mënyrë aktive në teren, me qëllim të krijimit të një sigurie më të madhe për të gjithë qytetarët pa dallim”.
“Njëkohësisht drejtori Hoxha, u interesua rreth ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve nga njësitet policore dhe siguroi që PK-ja do të vazhdojë tu ofrojë ndihmë qytetarëve sipas nevojave dhe kërkesave të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se Hoxha iu shprehu mirënjohje zyrtarëve policorë dhe i falënderoi ata për punën e suksesshme dhe profesionale në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe terroriste.