Krasniqi në takim me presidenten Osmani për situatën në veri

27 shtator 2023 | 17:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mbërritur në objektin e presidencës së Kosovës ku pritet të mbajë takim me presidenten Vjosa Osmani.

Në këtë takim pritet të diskutohet në lidhje me situatën e fundit të sigurisë në vend.

Në takim me presidenten dhe Krasniqin është edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Të mërkurën gjatë ditës në takim me presidenten Osmani dhe Ajetin ka qenë edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdigjiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitore kanë regjistruar sot edhe Ballkani dhe Gjilani në përballje…