‘Qytetarët e Kosovës nuk do ta harrojnë kontributin e McCainit për Kosovën’

26 gusht 2018 | 11:38

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se me dhimbje ka marrë lajmin për vdekjen e mikut të madh të shqiptarëve, senatorit republikan John McCain.

“Qytetarët e Kosovës nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e senatorit McCain i cili i dha mbështetje Kosovës në momentet më të rëndësishme për vendin tonë. 

McCan me angazhimin e tij dhe me qëndrimet e forta prej një burrështetasi, nga një hero i luftës u bë shndërrua në një ikonë politike në SHBA. U prehsh në paqe miku i madh i shqiptarëve!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi një takim…