Presidenti serb për kryeterroristin Radojiçiq: Eshtë “luftëtar i lirisë“, nuk do të heqë dorë!

27 shtator 2023 | 22:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa foli për kryeterroristin Millan Radojçiq, i cili ka udhëhequr sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ka mohuar se i njëjti është i plagosur.

Vuçiq ka thënë se Radojiçiq gjendet në Serbi dhe se do të ftohet për intervistim nga autoritetet serbe. Kosova e ka akuzuar atë se kryesoi sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.

Madje, si për ta çuar “në qiellin e shtatë” një kriminel si Radojiçiqi, presidenti serb e ka konsideruar “luftëtar të lirisë”.

“Milan Radojiçiq nuk u fsheh dhe as nuk u turpërua për rolin e tij. Ai me siguri do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve kompetente të Serbisë. Jam i bindur se do të dëgjohet, është në territorin e Serbisë qendrore”.

“Ai nuk është i plagosur. Është një njeri që e konsideron veten luftëtar të lirisë, nuk ka hequr dorë nga shokët dhe nuk do të heqë dorë, por ka gjëra dhe pyetje që do të duhet t’i përgjigjet”, ka vijuar Vuçiq me propagandën.

Të martën, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje ku gjatë sulmit terrorist në Banjskë, bashkë me të tjerët, aty shihet edhe Milan Radiojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sveçla thotë se Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Për më tepër, në njërën prej veturave të konfiskuara në Banjskë, Policia e Kosovës ka gjetur edhe dokumente të cilat i takojnë Radojiçiqit, që shërbejnë si dëshmi shtesë e përfshirjes së tij në këtë sulm terrorist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova duhet…