Izet Mexhiti vizitoi familjen e dëshmorit më të ri të kombit, Afrim Bunjaku!

27 shtator 2023 | 23:37

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sot, së bashku me deputetin Kastriot Rexhepin dhe Muhamet Ametin, në shoqëri të miqve Driton Lajçit, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe një nga drejtuesit e lëvizjes studentore, si dhe Osman Kelmendit, veprimtar i kauzës kombëtare, qëndruan për vizitë tek familja e heroit të kombit, Afrim Bunjaku, ku shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Afrimit.

Në këtë rast Mexhiti ka theksuar se dhimbja për Afrimin i kalon kufijtë e Kosovës, pra është dhimbje gjithëkombëtare dhe ai vendin do ta ketë në Altarin e atyre që u flijuan për mbrojtjen e atdheut.

Flijimi i Afrimit duhet të jetë simbol i unitetit tonë, me qëllim që bashkërisht t’u bëjmë ballë sfidave të shumta që cënojnë indin tonë kombëtar.

Lavdi dëshmorit më të ri të kombit, Afrim Bunjakut, dhe përulje për gjithë policët e Kosovës për shërbimin ndaj shtetit të Kosovës!

Njoftimi i plotë i Mexhitit:

Sot, së bashku me Kastriot Rexhepin dhe Muhamet Ametin, në shoqëri të miqve tanë Driton Lajçit, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe një nga drejtuesit e lëvizjes studentore, si dhe Osman Kelmendit, veprimtar i kauzës kombëtare, qëndruam për vizitë tek familja e heroit të kombit, Afrim Bunjaku, ku shpreha ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Afrimit.

Në këtë rast theksova se dhimbja për Afrimin i kalon kufijtë e Kosovës, pra është dhimbje gjithëkombëtare dhe ai vendin do ta ketë në Altarin e atyre që u flijuan për mbrojtjen e atdheut.

Flijimi i Afrimit duhet të jetë simbol i unitetit tonë, me qëllim që bashkërisht t’u bëjmë ballë sfidave të shumta që cënojnë indin tonë kombëtar.

Lavdi dëshmorit më të ri të kombit, Afrim Bunjakut, dhe përulje për gjithë policët e Kosovës për shërbimin ndaj shtetit të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast tejet i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme…