Digjet vetura “Audi” në rrugën “C”

28 shtator 2023 | 08:32

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 04:30 në rrugën “C” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se vetura është dëmtuar tërësisht.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kulla e Ngujimit, monument kulture i Kategorisë së Parë në…