Mustafa: Senatori McCain ishte mik i madh i popullit tonë

26 gusht 2018 | 14:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se ndarja nga jeta e senatorit John McCain është humbje e madhe për Kosovën.

“Ai ishte një mik i madh i vendit dhe popullit tonë, mungesën e të cilit do ta ndjejmë shumë, veçanërisht në kohërat e vështira që po na paralajmërohen. John McCain do të përkujtohet përherë nga Kosova dhe qytetarët e saj. Zoti e bekoftë shpirtin e pamposhtshëm të Senatorit John McCain!”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të dielën ka vizituar punimet…