Gjenerali Clark: Thaçi ende në burg, si mund të lejohet që Radojiçiq të jetë udhëheqës i një partie politike në Kosovë

28 shtator 2023 | 12:04

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark, në një intervistë për Zërin e Amerikës është shprehur i çuditur se qysh krimineli Milan Radojiçiq mund të jetë udhëheqës i një partie politike, teksa ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin që qëndron në burg.

Ai ka thënë se qysh mund të lejohet që Radojiçiq të jetë udhëheqës i një partie.

Clark ka thënë se Thaçi ështe ende në burg për akuzat dhe sipas tij, duhet të “ketë një masë mirëkuptimi nga të dyja palët për sundimin e ligjit në Kosovë.”

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: A ka ndonjë pasojë specifike që mendoni se duhet të kenë palët? Kush dhe në çfarë mënyre?

Wesley Clark: Serbët që morën pjesë në sulmduhet të sillen para drejtësisë sipas të gjitha rregullave të legjislacionit të Kosovës. Mendoj se NATO-ja duhet të forcojë aftësitë e saj për të qenë në mënyrë efikase kudo në Kosovë. Nëse është e nevojshme të kontrollojë manastiret serbe nëse në to strehohen individë ndaj të cilëve janë vënë sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Përse një individ i tillë duhet të jetë udhëheqës i një partie politike në Kosovë? Si mund të lejohet kjo? Zoti Thaçi, ndaj të cilit janë ngritur akuza, është ende në burg në Hagë. Pra, duhet të ketë një masë mirëkuptimi nga të dyja palët për sundimin e ligjit në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…