Më 30 shtator përballen Canelo Alvarez – Jermell Charlo

28 shtator 2023 | 15:46

Më 30 shtator do të zhvillohet në Las Vegas dueli i madh i boksit mes kampionit meksikan Canelo Alvarez dhe amerikanit Jermell Charlo. Të dy janë kampionë bote, në Divizione të ndryshme.

Canelo Alvarez (59 barazime, 2 barazime e 2 humbje) do të mbrojë titujt kampionë bote (WBA, WBC, WBO, IBF, The Ring) në peshën super të mesme (pesha 76 kg). Por edhe rivali i tij është një kampion bote.

Jermell Charlo (25 fitore, 1 humbje e 1 barazim), është kampion në peshën “light middleweight” (pesha 79kg) dhe mban titujt e kategorive WBA, WBO, WBC, IBF dhe The Ring. Pra, në ring do të ngjiten dy boksierë që janë kampionë të padiskutueshëm në peshat e tyre, që mbajnë nga 4 tituj kampionë bote secili. Ç’ka e bën këtë sfidë spektakolare dhe emocionuese.

Dy boksierët kanë kryer peshimet dhe kanë dalë “ballë për ballë”, duke premtuar një duel të fortë dhe fitore. Edhe pse duelohet në peshën e meksikanit, vështirë të përcaktosh një favorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edukatorja shqiptare e diplomuar në Zvicër, Arta Hamidi, ka dorëzuar…