Drita mposhti Feronikelin ‘74

28 shtator 2023 | 17:08

Fitore shumë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës ka regjistruar Drita nga Gjilani, pasi e mposhti Feronikelin ’74 me rezultat 0-2.

Në minutën e 34-të, Drita kalo në epërsi me golin që shënoi Krasniqi pas asistimit të Thaqit. Golin e dytë mysafirët e shënuan në minutën e 77-të, kur Besnik Krasniqi realizoi nga penalltia. Pas tri pikëve, gjilanasit janë në vendin e tretë me 12 pikë të grumbulluara, derisa “Nikli” zë vendin e parafundit me vetëm 6 pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës ka ndarë pikët me Dukagjinin, pasi të…