Vuçiqi i di edhe çmimet e produkteve e s’e dinte se grupi terrorist po e sulmon Kosovën

29 shtator 2023 | 08:44

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, i di edhe çmimet e produkteve në treg, por po thotë se “nuk di për grupin terrorist në veri”.

Vuçiqi ditë më parë kishte dalë në një konferencë për medie, duke përmendur çmimet e produkteve. Ndërkaq, për grupin që sulmoi Policinë e Kosovës pretendon se nuk ka informacione.

Madje ai në një intervistë për Reuters ka thënë se “Serbia do të nis një hetim për vrasjen e policit Afrim Bunjaku”.

Në këtë formë, Kamberi ka thënë se është e pamundur që Vuçiq të dijë për çmimet, por jo edhe për planifikimet e terroristëve.

“Është e pamundur që presidenti i Serbisë, i cili di çmimet edhe të produkteve më të thjeshta në treg, të mos e dijë se një grup super i armatosur i terroristëve serbë po planifikonte të sulmonte Kosovën”, ka thënë Kamberi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se po kryen kontrolle…