Zyrtare: KB Prishtina nënshkruan me Altin Morinën

26 gusht 2018 | 15:52

Basketbollisti prizrenas, Altin Morina, do të jetë lojtari më i ri i ekipit kryeqytetas, Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” të KB Prishtina.

“Njëri nga basketbollistët më të talentuar shqiptarë, Altin Morina, do të jetë pjesë e Prishtinës. Altini së bashku me Mikailen ishin shtyllat e mbrojtjes së Bashkimit në triumfin e tyre historik për klubin prizrenas”, është shkruar në faqen zyrtare në “Facebook” të KB Prishtina.

“Altini ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha kategoritë e reja dhe në fund u ftua edhe nga ekipi senior. Me Prishtinën do t’i hapen dimensione të reja në karrierën e tij, si në Champions League ashtu dhe në Europe Cup. Mirësevjen Altin!”, është shkruar më tej në këtë njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bilall Sherifi Muajt e fundit debati rreth dialogut me Serbinë…