Arrestohen tre persona në Gjilan, policia u gjeti 18.2 gramë substancë narkotike

29 shtator 2023 | 09:01

Tre persona janë arrestuar në fshatin Bresalc të Gjilanit, pasi Policia e Kosovës gjatë një kontrolli u gjeti 16.2 gramë substancë narkotike të llojit kokainë dhe 2.4 gramë substancë narkotike të llojit marijuanë.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të entjes, teksa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, gjatë kontrollit të veturës së tyre i është gjetur dhe konfiskuar 16.2 gram substancë narkotike e llojit kokainë dhe 2.4 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Fatos Tarifa Për të mënjanuar çdo keqkuptim, deklaroj që…